26 Dhjetor, 2017

Ndërkohë që protestohej para Parlamentit, deputetet e PS-së në bar me arusha në duar


Ndërkohë që vijonte protesta e opozitës (ditën kur u zgjodh prokuroria e përgjithshme), deputetet e Partisë Socialiste kanë menduar një tjetër strategji. Ato janë larguar nga rrëmuja dhe janë stacionuar në një bar të ngrohtë, në një qendër komerciale, afër sallës së Parlamentit.

Ajo që na ra në sy, ishte se të gjitha deputetet mbanin në duar arushë pellushi. Nuk e kuptuam se për çfarë arsye. Por, siç shihet nga fotot, ishin të qeta dhe të relaksuara, a thua se s’ka ndodhur asgjë në Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al