6 Maj, 2021

“Ndërroi jetë tragjikisht Ditën e Dëshmorëve, si dëshmori i fundit”- Sokol Balla për Guljelm Radojën: Bëri të qajë miliona shqiptarë me rolet e tij


Gazetari Sokol Balla reagon pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Guljelm Radoja, duke theksuar se ai bëri të qajë miliona shqiptare me rolet e tij.

182956416_10225666053739149_3445213197541212578_n

Reagimi:

Arti, kultura, kinematografia dhe memoria kolektive e shqiptareve ka humbur sot nje nga ikonat legjendare te filmit dhe ekranit. Guljelm Radoja, artist i merituar dhe njeriu qe ka bere te qaje miliona shqiptare me rolet e tij, eshte ndare sot nga jeta ne moshen 75 vjecare. Ky artist i madh qe me shume sesa me fjalet fliste me trishtimin shekspirian te syve te tij nuk i rezistoi dot flames se keqe te koronavirusit.

Pas disa javesh rezistence, edhe ai si miliona te tjere, u perkeqesua ditet e fundit kur u duk se po e kalonte lumin e rrezikshem qe ndan jeten qe kur lind, nga vdekja. Ai erdhi i intubuar mbreme tek “Shefqet Ndroqi” dhe sot, ne 5 maj nderroi jete, tragjikisht ne Diten e Deshmoreve, si deshmori i fundit  ne luften me armikun e padukshem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al