10 Shtator, 2024

Ndërron jetë “Komo”, endacaku më i dashur për banorët e qytetit të Korçës


Personazhi i “Parisit” shqiptar, i njohur si “Komo”, u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur pas Katedrales. Ai vuante nga problemet me zemrën, ndaj e dyshimet mbi vdekjen e tij qëndrojnë për shkaqe natyrore.

“Komo” njihej si personazhi më pozitiv i Korçës, i cili nuk ngurronte të të përshëndeste, të krijonte situata komike me njerëzit dhe të vendoste buzëqeshjen tek kalimtarët pranë tij, duke përfshirë këtu dhe turistët.

Për Korçën, “Komo” do të mbetet një nga endacakët më të dashur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al