3 Maj, 2022

Ndërron jetë në moshën 16-vjeçare ylli i “Toddlers & Tiaras”


Ylli i “Toddlers & Tiaras”, Kailia Posey ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 16-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar nëna e Kailia Posey përmes një postimi në Facebook. “Nuk kam fjalë apo mendime. Një vajzë e bukur ka ikur. Ju lutemi, na jepni privatësi ndërsa vajtojmë për humbjen e Kailia. Fëmija im përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Gatterman nuk ndau shkakun e vdekjes së vajzës së saj, megjithëse ka raporte në internet që pretendojnë se Posey ishte përfshirë në një aksident me makinë në Las Vegas.

Posey ishte një yll i ri në reality-shown TLC, i cili u shfaq nga viti 2009 deri në vitin 2013, i cili kishte në fokus familjet që përgatitnin fëmijët e tyre për të konkurruar në konkurset e bukurisë.

Ajo vazhdoi me konkursin si adoleshente dhe madje njoftoi në Instagram në janar se po përgatitej për të konkurruar si ‘Miss Washington Teen USA’ në shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al