7 Maj, 2022

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare aktori i njohur i serialit “Friends”


Aktori i njohur i serialit “Friends”, Mike Hagerty, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga Bridget Everett, e cila luan rolin e vajzës së tij në komedinë HBO.

“Me pikëllim të madh, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij dje në Los Angeles”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

 “Një aktor i dashur, për të cilin dashuria për qytetin e tij të lindjes, Çikago dhe familjen e tij, ishin gurët e themelit të jetës së tij. Majk, një bashkëshort i përkushtuar, ka lënë pas gruan e tij Mary Kathryn, motrën e tij Mary Ann Hagerty gruan e saj Kathleen O’Rourke dhe vajzën e tyre Meg. Ai do të mungojë shumë.”

Në një postim tjetër , Everett shtoi: “E doja Majk që në çastin kur e takova. Ai ishte kaq i veçantë. Jemi të shkatërruar që ai ka vdekur.”

Ai gjithashtu pati një rol të paharrueshëm në Seinfeld në episodin klasik të vitit 1994 “The Raincoats”. Hagerty luajti Rudy, pronar i një dyqani veshjesh të cilësisë së mirë në qendër të qytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al