12 Prill, 2022

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare komediani i njohur, ja arsyeja


Legjenda e komedisë Gilbert Gottfried ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e komedianit përmes një postimi në Twitter:

“Ne jemi të thyer për të njoftuar vdekjen e të dashurit tonë Gilbert Gottfried pas një sëmundje të gjatë. Përveçse ishte zëri më ikonë në komedi, Gilbert ishte një bashkëshort, vëlla, mik i mrekullueshëm. dhe babai i dy fëmijëve të tij të vegjël. Edhe pse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju lutem vazhdoni të qeshni sa më fort për nder të Gilbertit.”

Përfaqësuesi i Gilbert, Glenn Schwartz , tha për TMZ, se ai vdiq nga një anomali në zemër e quajtur Takikardi ventrikulare për shkak të Distrofisë Miotonike të tipit II.

Karriera e Gilbert shtrihet në vitet ’70, ku ai ishte anëtar i kastit në “Saturday Night Live”. Më pas ai u bë hit në “The Cosby Show” në vitet ’80. Gilbert ishte i shquar në “Beverly Hills Cop II”, ku ai luajti menaxherin e biznesit Sidney Bernstein.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al