Aktorja amerikane Raquel Welch, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, raporton BBC.
Aktorja u shua të mërkurën në mëngjes pas një sëmundjeje të cilën e kishte mësuar para pak kohësh, konfirmoi menaxheri i saj.
Welch u bë një “seks simbol” ndërkombëtar në vitet 1960, dhe kujtohej gjerësisht për rolin e saj e veshur me bikini në filmin e vitit 1966, One Million Years B.C.
Ajo gjithashtu fitoi një Golden Globe për rolin e saj në 1974 tek “The Three Musketeers”.
E lindur në vitin 1940, Welch u rrit në Kaliforni, ku fitoi konkurset e bukurisë kur ishte adoleshente dhe më vonë u bë një prezantuese e motit.
Në vitin 1964 menjëherë pasi u kthye në Kaliforni, ajo mori pjesë noë filma si “A House Is Not A Home” dhe Roustabout, një muzikal me Elvis Presley.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al