3 Prill, 2022

Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare aktorja e njohur për rolin e saj në “Toy Story”


Aktorja Estelle Harris ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare në Kaliforni të shtunën mbrëma.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj, Glen Harris, i cili shprehu se aktorja vdiq nga shkaqe natyrore.

“Me keqardhjen dhe pikëllimin më të madh njoftoj se Estelle Harris ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në orën 6:25. Mirëdashja, pasioni, ndjeshmëria, humori, ndjeshmëria dhe dashuria e saj ishin praktikisht të pakrahasueshme dhe ajo do t’i mungojë tmerrësisht të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në njoftimin e djalit të saj.

Estelle Harris është shumë e njohur  për rolet e saj në vitet ’90. Ajo luajti znj. Potato Head në 3 filmat më të fundit të ‘Toy Story’. Ka shumë më tepër në CV-në e saj … “The Suite Life of Zack & Cody”, “Tarzan II”, “The Pinoçhio Shop” dhe shumë projekte të tjera.

Ajo ishte e martuar me Sy Harris nga viti 1953 deri në vitin 2021, kur ai vdiq. Ajo ka lënë pas 3 fëmijë – Eric , Glen dhe Taryn , si dhe 3 nipër dhe një stërnip.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al