6 Nëntor, 2017

Ndërsa Luanës i ka ‘shpallur’ luftë, shikoni çfarë bën Ermal Mamaqi për Marinën


Lufta për audiencë dhe vëmendje mediatike është një ‘luftë e ftohtë’ dhe shpeshherë e heshtur mes televizioneve shqiptare apo edhe vetë moderatorëve.

Kështu siç kemi parë emisionet e Ermal Mamaqit dhe Luana Vjollcës ndeshen në orare të njëjta transmetimi dhe kjo ka bërë që dje të dy moderatorët të publikonin në faqen përkatëse raporte audience ku gjithsecili pretendonte se kishte pasur audiencën maksimale.

Ndërkohë mbrëmë ka filluar emisionin e saj motra e Luanës, Marina duke arritur shikueshmëri të madhe dhe këtij fakti iu gëzua edhe Ermal Mamaqi, i cili përveç se publikoi statistikat me të cilat tregonte se televizioni në të cilin kanë programet ai dhe Marina ka dalë i pari me shikueshmëri, ai i dha mbështetje haptas.

Në fotografinë e shpërndarë nga Marina me të cilën paralajmëroi emisionin, Ermali i komentoi “kam që të martën që po e pres”. Kjo gjë dëshmon haptas që derisa Luanën e sheh si rivale, Ermali përkrah haptas Marinën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al