19 Dhjetor, 2020

“Ndihem e shkatërruar…”- Rita Ora jep lajmin e trishtë për një person shumë të dashur në jetën e saj


Mbrëmjen e djeshme, Rita ora ka ndarë me të gjithë lajmin e trishtë që një fanse shumë e madhe e saj, ka ndërruar jetë.

rita ora (1)

Nëpërmjet një postimi në Instastory, këngëtarja me origjinë shqiptare shpreh ngushëllimet e saj për humbjen e Suzzane, të cilën përveçse fanse, e kishte bërë edhe shoqe.

rita ora (2)

Ndihem e shkatërruar të dëgjoj që e bukura Suzzane është ndarë nga kjo jetë. Suzzane ishte një shoqe që erdhi tek unë nëpërmjet ‘fanpage-ve’ të mia.

Ajo ishte gjithmonë një suportuese e madhe dhe me prezencë të madhe në komunitetin e fansave të mi.

rita ora (12)

Fytyra e saj e bukur dhe shpirti i saj bujar do më mungojnë shumë.

Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzzane-s.

Nëse ndiheni të vetmuar, dijeni që nuk jeni. Mund ta mbroni shëndetin tuaj mendor. Mos vuani në heshtje, kërkoni ndihmë,”- shkroi Rita.

rita ora (1)

Pas zhurmës për thyerjen e rregullave të pandemisë, Rita ka udhëtuar në Bullgari për të xhiruar këngën e saj të re.

rita ora (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al