Amal Clooney dhe Georgle kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2014 dhe që prej asaj dite vazhdojnë të jenë më të dashuruar se kurrë.
Së fundmi, Amal është shprehur se martesa me George ka qenë vendimi më i mirë i gjithë jetës së saj dhe ndihet me fat që ka gjetur një dashuri aq të madhe.
“Unë kam gjetur tek bashkëshorti im një partner që është tepër frymëzues dhe mbështetës, dhe ne kemi një shtëpi të mbushur me dashuri dhe të qeshura. Është një gëzim përtej çdo gjëje që mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë”-ka treguar ajo.
Goorge ka treguar para disa kohësh se Amal ishte më e mira për të dhe pasi e kishte takuar e dinte se do të ishte gruaja e tij e jetës.
“Ne u fejuam dhe u martuam në vitin e parë që u njohëm. Më befasoi më shumë se kushdo tjetër në botë dhe të gjithë të tjerët u habitën’.
Në moshën 50-vjeçare ai u bë baba, dhe sipas George kjo ishte ndjenja më e bukur sepse ai kishte kohë që priste të kishte fëmijë, derisa të gjente personin e duhur për të ndarë jetën.
“Pasi takova Amalin dhe kuptova se jeta ime kishte qenë goxha bosh. Dhe më pas kur shoh dy fëmijët, atëherë befas kupton se sa tepër bosh ishte në të vërtetë”, tha ai duke shtuar se atësia “i mbush të gjitha, e bën argëtuese”-u shpreh ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al