11 Mars, 2022

Ndjekësit “tallen” me përdorimin e photoshop-it të Madonës, por ja se si i shohim ne gratë në të 60-tat e tyre


Kohët e fundit, Maddona është vënë në “shenjestër” të mediave rozë dhe fansave të saj për shkak të përdorimit të tepruar të photoshop-it.

Megjithatë, së fundmi përmes disa fotografive të publikuara nga paparacët këngëtarja ra në sy me një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim në rrjet sociale.

Teksa këto foto po “bëjnë xhiron” e rrjetit, lind pyetja se përse Madonna gjithmonë është munduar ta fshehë pamjen e sja të vërtetë?

Ndër vitë ajo ka luftuar kundër moshës, duke e treguar veten më të re se ç’është pasi në të gjitha fotot e saj përdorimi i photoshopi-i është mjaft i madh.

“Pse po sillemi sikur është normale që ajo të modifikojë kaq shumë fotot e saj?” lexon një koment në një nga postimet e saj.

Disa nga ndjekësi mendojnë se këngëtarja realisht nuk po përdor photoshop, por e gjithë ky ndryshim është si rezultat i ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale.

Madje nga komentet e shumta në profilin e këngëtares vihen re se edhe ndjekësit e saj janë ndarë në dy kampe, disa shprehen se ajo po i editon fotot dhe se nuk ka asgjë të keqe, ndërsa të tjerë shprehen se këngëtarja ka marrë një pamje vërtetë qesharake, si një adoleshente 17-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al