9 Prill, 2022

“Ndjesë për diellin e tepruar”/ Ministrja e Ramës ‘godet’ sërish


Bora Muzhaqi ka mbajtur fjalën ditën e sotme në Kongresin e Partisë Socialiste. Por më shumë se për ato çfarë ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve tha, në rrjetet sociale qarkulloi një sekuencë nga deklarata e saj.

Teksa ka falenderuar të gjithë të pranishmit, e kryesisht të rinjtë, ministrja ka kërkuar falje për diellin e tepruar.  “Kështu që unë do ta mbyll me kaq. Falenderoj penalistët dhe ndjesë për diellin e tepruar, por ja keni dalë më së mirë. Të rinjtë sot kanë marrë një mesazh dhe kanë mësuar disa gjëra të reja” u shpreh ajo.

Ndonëse e pa kërkuar, Muzhaqi duket se ka kërkuar ndjesë edhe për diellin e fortë që ka qenë përgjatë kohës që ajo ka folur përpara të ftuarve. Kujtojmë se ministrja e re e kabinetit është e njohur në rrjetet sociale për ‘gafat’ që ajo bën në deklaratat e saj publike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al