Prej disa ditësh, Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, ndodhen me pushime në parajsën mbi tokë, Barbados.
Nga fotografitë publikuara në profilet e tyre në “Instagram”, duket se çifti po i shijon në maksimum këto ditë relaksi.
Gjatë këtyre pushimeve, moderatorja e njohur ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj momente të veçanta të këtyre pushimeve.
Mëngjesin e ditës së sotme, Marina ka publikuar në “Instastory” një video ku tregon pamjen e bukur me të cilën është zgjuar. Por duket se bukuroshja ka një problem në Barbados.
Marina ende nuk është mësuar me ndryshimin e orës dhe zgjohet me orën e Shqipërisë. “5:14, zgjohem sikur jam në Tiranë”, shkruan prezantuesja në mbishkrimin e fotos, pasi vendi ynë dhe Barbadosi kanë një ndryshim kohor prej 6 orësh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al