Njihet si aktori më i pëlqyer i kinemasë dhe teatrit shqiptar, i cili vazhdon të jetë aktiv me rolet e tij si në skenë, edhe sheshxhirim. Rebeli dhe karizmatiku i viteve ’80, Ndriçim Xhepa, aktualisht 60 vjeç, është fotografuar nga paparaci ynë duke lexuar shtypin e ditës.
Duket se gazeta e tij e preferuar për të nisur ditën me kafen e mëngjesit para është gazeta “Panorama”, të cilën aktori Xhepa po e lexon me shumë vëmendje, aq sa nuk e ka ndjerë aspak shkrepjen e blicit të fotografit.
Xhepa ndodhej në lulishten e kinema “Milenium”, që është kafja e afërt me Teatrin Kombëtar. Duket se në rutinën e aktorit më mirë sesa një kafe me një mik, është leximi i gazetës së tij të preferuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al