Kourtney Kardashian, ka zgjedhur të shfaqet ashtu siç është në një foto të fundit dhe nuk është munduar aspak t’i fshehë imperfeksionet në trupin e saj.
Jo vetëm që ka celulit, por Kourtney nuk e ka fare problem ta tregojë për miliona ndjekësit e saj në rrjete sociale, shkruan “People”.
Ajo u shfaq e veshur me bikini dhe taka, si dhe me një kapele stil peshkatari në kokë, teksa ecte e shkujdesur dhe me vetëbesim.
Të shumtë ishin ata që e vlerësuan faktin që Kourtney kishte zgjedhur ta publikonte foton ashtu siç ishte.
“Ok, më në fund një Kardashian i paedituar“, shkroi një komentues, ndërsa një tjetër shprehej: “Më pëlqen që strijat e vogla nuk u hoqën! Është kaq natyrale dhe kaq e bukur”.
Kjo nuk është hera e parë që Kourtney publikon një foto të tillë. Më parë ajo ka ndarë se si duken strijat e saj, duke thënë madje se i pëlqejnë shumë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al