11 Mars, 2021

“Ndryshimi drastik i jetës më bëri ta kaloja shumë keq”- Fatma Methasani flet për herë depresionin që kaloi pasi solli në jetë djalin


Të bërit nënë për herë të parë përshkruhet si një ndër ndjesitë më të bukura në botë, por për disa vajza, periudha pas lindjes mund të jetë aq e vështirë sa të kalojnë dhe në depresion.

fatma methasani (3)

Kjo gjë i ka ndodhur edhe Fatma Methasanit, e cila ka rrëfyer eksperiencën e saj teksa ishte e ftuar tek “E ardhmja është vajzë”.

fatma methasani (5)

Shumë pak e dinë që unë e kam kaluar shumë keq periudhën e paslindjes. Kam qenë e rrethuar me njerëz që e donin shumë Noah-n dhe mua, por po më ndryshonte jeta në një mënyrë të çuditshme.

Unë takohesha më parë me Alfion në orën 11 të natës në shtëpi. Ndërkohë, tani aktiviteti më i interesant i ditës sime ishte të dilja në ballkon që të ndryshoja rrobat e të voglit.

fatma methasani (2)

Ky ndryshimi drastik i jetës më bëri ta kaloja shumë keq. Ato kilogramët e tepërt që janë aspak të rëndësishme, goca më dëgjoni se i humbisni po kaq shpejt sa i humba unë se do rrini pa gjumë goxha, nuk janë fare të rëndësishme.

Por, unë në atë periudhë e kam kaluar më keq seç duhet dhe nuk ia fal vetes akoma që nuk e kam shijuar sa duhet periudhën e paslindjes së Noah-s, sepse mendoja gjëra që janë aspak të rëndësishme.

fatma methasani (6)

Ne kemi fuqinë të sjellim botën në këtë botë dhe ta mbajmë atë në krah dhe duke u marrë me gjëra të tjera që janë aspak të rëndësishme, nuk arrijmë të kuptojmë vlerën e këtij momenti.

Gjej hapësirën t’ju them mamave që mund të jenë pa gjumë, që jeta e re që po ju duket e çuditshme, më vonë do ta kuptoni se kjo është gjëja më e bukur që po bëni në këtë botë”,- u shpreh Fatma.

fatma methasani alfio rrotani (1)

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani u bënë prindër për herë të parë në janar të vitit të kaluar.

fatma methasani alfio rrotani (4)

Ndërsa në përvjetorin e 26-të të lindjes së Fatmës, shefi i kuzhinës i bëri moderatores edhe propozimin romantik për martesë.

fatma methasani alfio rrotani (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al