6 Prill, 2022

Ndryshimi ndër vite i Kate Middleton! A do e marrë ajo fronin e Mbretëreshës Elizabeth?


Kishte një moment në turneun e fundit të Dukës dhe Dukeshës së Cambridge në Karaibe që pasqyronte në mënyrë të përsosur Kate e guximshme dhe më të sigurt.

E veshur me një fustan rozë Rixo me flokët e valëzuar, Kate dhe William vizituan një restorant peshku Bahamian ku provuan specialitetin vendase “conch pistol” (kërmill deti) – ​​që thuhet se ka të njëjtin efekt si Viagra. Ndërsa William dukej pak i parehatshëm rreth kësaj eksperience, Kate e provoi e para pa asnjë hezitim. “Unë jam pak më aventureske se William,” tha Dukesha.

Pas njëmbëdhjetë vjetësh martesë dhe pas ditëlindjes së saj të 40-të në janar, Kate po shijon rolin e saj të ri si fytyra e firmës. Iku gruaja e re e turpshme që imitonte pozat e burrit të saj dhe kishte probleme  me të folurit në publik, tashmë po bëhet një mbretëreshë në pritje.

Ndërsa turneu i çiftit mund të jetë dëmtuar paksa nga gabimet e PR, me pamjet e Dukës dhe Dukeshës duke shtrënguar duart me fëmijët e varfër përmes një gardh dhe duke u shfaqur në të njëjtin Land Rover të përdorur nga Mbretëresha në 1953, duke u kthyer pas në kolonializmin britanik, tiparet e reja të Kate mbeten të qarta.

Figura të rëndësishme thonë se ajo është rritur shumë dhe po bëhet gjithnjë e më e sigurt në vetvete. “Pllakat tektonike” brenda familjes mbretërore kanë luajtur dhe me largimin e Harry-t, Meghan-it dhe Princ Andrew dhe tashmë Charles, Camilla, Kate dhe William  duhet të marrin në dorë situatën. “Nuk ka njeri tjetër që të marrë përsipër ngarkesën mbretërore – dhe Kate ka hyrë me shumë dëshirë në atë rol,” thotë ekspertja Ingrid Seward, kryeredaktore e revistës Majesty.

Kate po krijon një rrugë të sajën me projekte që kanë vërtet rëndësi për të, si për shembull “The Royal Foundation Center for Early Childhood” që ajo nisi qershorin e kaluar. “Kate nuk po mer përsipër çdo gjë. Por duhet të jetë diçka që i intereson me të vërtetë, ku ajo mendon se mund të bëjë një ndryshim,” thotë Seward.

E gjithë kjo është pjesë e planit të Dukës dhe Dukeshës për të dalë jashtë rregullores dhe për t’i bërë gjërat “në mënyrën e Cambridge “. Kate përfundoi udhëtimin e saj të parë vetëm, në Danimarkë në fund të shkurtit – hera e parë që e kishte çuar fondacionin e saj të ri në skenën ndërkombëtare – ku ajo bëri edhe një rrëshqitje në një vend lojrash. Shumë njerëz vunë në dukje se ajo ishte më shumë vetvetja në udhëtim. “Kate dukej më e qetë pa William, i cili mund të jetë pak i shqetësuar kur është në daljet mbretërore,” tha redaktori mbretëror i Evening Standard, Robert Jobson për The Royal Beat të TV. Janë planifikuar më shumë vizita jashtë shtetit pa William. Më të shkurtra se udhëtimet standarde, ata do të fokusohen në çështje që kanë vërtet rëndësi për të, që lidhen kryesisht me fëmijët.

Ajo gjithashtu ka pasur një ndryshim në paraqitje. Veshjet shumë serioze janë zëvendësuara me veshje më të guximshme nga stilistë të njohur bashkëkohorë, nga The Vampire’s Wife dhe Alessandra Rich te Roksanda dhe Self Portrait. Veshjet e saj gjatë turneut në Karaibe i bëri të gjithë të flisnin për të. “Pamja e saj është shumë më e freskët dhe më moderne tani, me zgjedhje të guximshme që tregojnë besimin e saj në rritje.” -ka thënë një burim që ka punuar me Dukeshën për më shumë se dhjetë vjet për Evening Standard.

Martesa e saj me William është po më e bukur se kurrë më parë dhe dy vitet e trazuara të fundit kanë shërbyer vetëm për t’i afruar ata, me Kate që qenë mbështetja e William gjatë përçarjes me vëllain e tij, skandalin e Princit Andrew dhe pas vdekjes së Philip.

Qasja e saj për tu bërë mbretëresha e ardhshme ka qenë strategjike, metodike dhe e planifikuar me përpikmëri. “Gjithçka është pjesë e një plani afatgjatë për të cilin ajo dhe William kanë përpunuar së bashku”, thotë një burim pranë familjes mbretërore. Taktikat e saj të qarta thuhet se rrjedhin nga edukimi i saj i qëndrueshëm në klasën e mesme. Nga Kolegji Marlborough ajo u zhvendos në rrethin e klasës së lartë që e bëri kalimin e saj në jetën mbretërore relativisht të qetë.

Ajo u takua me William në St Andrews në 2001 dhe ata u bënë çift në 2003, duke e mbajtur marrëdhënien e tyre të fshehtë derisa tabloidët i panë ata duke bërë ski në prill 2004. Bota e saj ndryshoi përgjithmonë, por ajo qëndroi me këmbë në tokë, pjesërisht falë lidhjes saj të ngushtë me miq nga shkolla dhe me familjen.

“Jeta e saj mbretërore është ndërtuar mbi nevojën për të pasur hapësirë ​​për fëmijët e saj. Kishte kritika në ditët e para të martesës së tyre kur thuhej se nuk po bënin mjaftueshëm, ndërsa në fakt ata po ndiqnin një strategji tjetër, me gjithë marrëveshjen e Mbretëreshës dhe Princit Charles. Prioriteti ishte që të dy të kalonin kohë së bashku si një çift i ri i martuar dhe që jeta e tyre e hershme martesore të mos vihej në këmishën e shërbimit mbretëror.”- ka thënë një burim i brendshëm.

Thuhet se Kate është shumë e fortë dhe kjo është një nga arsyet pse në vitin 2019 Mbretëresha i dha asaj “Dame Grand Cross”, grada më e lartë femërore në Urdhrin Mbretëror Victorian, të dhënë personalisht nga monarku për shërbimet ndaj sovranit, një shenjë e sigurt se besnikëria e saj është vënë re dhe është shpërblyer siç duhet. Kate ka vëzhguar në heshtje sjelljen e Mbretëreshës që në fillim dhe ka adoptuar shumë nga taktikat e saj, e ftohtë dhe e qetë.

“Unë do ta krahasoja atë me një princeshë të re Elizabeth,” thotë Seward. “Kate e ka ditur gjithmonë fatin e saj dhe është gati për të tani – ndryshe nga Diana, e cila iu shmang dhe nuk e donte kurrë. Ajo e ka kuptuar rolin e saj që në fillim dhe e ka bërë ambicie për ta bërë atë siç duhet.”

Burimi: Evening Standard

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al