22 Prill, 2022

Në 3-mujorin e ardhjes së tij në jetë, Dj Sardi zbulon portretin e të birit


Pak muaj më parë Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën një djalë që e quajtën Zais Denzel Shehu.

Sot i vogli ka bërë tre muaj nga ardhja në jetë dhe me atë rast Sardi ka ndarë një foto të ëmbël me të voglin në rrjetet sociale. Me të birin në krevat dhe vetë në gjumë, Sardi shkruan: “Ora 07:00. – Mami mendoj që ta zgjojmë babin se boll ka fjetur. Se u në bëra 3 muaj sot dhe tani është ora për të luajtur”.

Kjo është hera e parë që Dj i njohur ka publikuar portretin e të voglit. Sardi është hermetik dhe ka zgjedhur që rrjetet sociale t’i përdorë për të ekspozuar jetën profesionale dhe më pak atë personale.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ai foli më shumë për prindërimin. Duke u ndalur te emri i djalit  Sardi tha se Zays është emri i zgjedhur nga ai dhe partnerja, kurse Denzel është vendosur nga kumbari, Alesio Alia.  “Atëherë nuni i djalit është Alesio Alia. Kemi pasur disa emra dhe duke parë sa i veçantë është zgjodhëm këtë: Zais Denzel. Nuk kishim zgjidhje tjetër, sepse babi Sardi, mami Jonisa, imagjino djali duhej një emër i veçantë. Kemi patur disa alternative, por zgjodhëm këtë sepse sikur s’ishte dëgjuar, nuk ishte përdorur më parë. Alesio i vuri Denzel, emrin e pagëzimit. Ne kishim qejf Zayn, pastaj Zays. Kishim shumë mendime. Kur na vinin emra sugjerime mendonim prit se kishim Zays dhe ishte unikë.  Djali më ngjan mua.”-tha Sardi.

Sardi tregoi se i është dashur të largohet nga Shqipëria që kur djali i tij ishte vetëm 11 ditësh për shkak të punës. Ai e përshkroi si shumë të vështirë ndarjen nga i biri për një muaj pasi udhëtoi drejt Australisë por shtoi se Jonisa e ka ndihmuar shumë. “Gjithë bota mu shemb para tij”– kështu e ka përshkuar Sardi momentin kur mori të birin në krah, duke thënë se ishte ndjesia më e veçantë që e kuptoi vetëm kur e provoi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al