20 Shkurt, 2021

Në burg që në moshën 17-vjeçare, Robert Berisha tregon eksperiencën e paharrueshme që ka përjetuar në Gjermani: Shihja në tavan…


Robert Berisha ka ndarë së fundmi një detaj që nuk e dinim për jetën e tij.

robert berisha

Këngëtari ka treguar për “Prive” se në moshën 17-vjeçare është arrestuar për herë të parë dhe ka qëndruar në një qeli burgu.

Në atë kohë, moderatori ishte pjesë e gripit “Ilirët” si instrumentist dhe të gjithë u arrestuan në Gjermani.

robert berisha maria bove (4)

Kjo sepse ata kishin qëndruar në këtë shtet për plot tre muaj, ndërkohë që kishin pasur një vizë vetëm 2-javore.

Gjatë kësaj periudhe, ata kishin mbajtur plot 60 koncerte në të gjithë Gjermaninë, pasi në atë kohë grupi i tyre ishte shumë i suksesshëm.

jessica kadiu, robert berisha, maria bove (9)

Na mbajtën një ditë në burg dhe pastaj na lanë të lirë”- tha Roberti.

Por, ndëshkimi nuk mbaroi kaq lehtë, sepse këngëtarit iu ndalua të udhëtonte në Evropë për 10 vite me radhë.

robert berisha (1)

Kam qenë në qeli me regjisorin e njohur, Agim Sopi. Asokohe ishte 50 vjeç”, rrëfeu ndër të tjera Berisha.

Me shaka, ai tha se atë natë nuk kishte vënë gjumë në sy dhe se kishte qëndruar duke parë tavanin.

nora istrefi robert berisha (5)

Pak ditë më parë, Roberti bëri lëmsh të gjithë rrjetin për shkak të momenteve intime të publikuara në rrjete sociale nga ai dhe modelja italiane, Maria Bove.

jessica kadiu, robert berisha, maria bove (1)

Por, pavarësisht puthjeve dhe përqafimeve, ai tregoi se nuk është në një lidhje me modelen dhe se dashuria e tij e vetme është vajza që ka me ish-bashkëshorten, Nora Istrefin.

robert berisha

Këtë ai e tregoi duke publikuar në Instagram një foto me të voglën Rene, që i ngjan kaq shumë të atit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al