2 Shtator, 2017

Në det dhe me bikini , ja si po e kalon Luana Vjollca ditëlindjen


Luana Vjollca feston ditëlindjen e saj të 26-të dhe sigurisht në këtë 26-vjetor të sajin nuk kanë munguar urimet nga fansat dhe dashamirësit, por  edhe nga pjesëtaret e afërt të familjes si p.sh motra e saj Marina. Marina teksa ka postuar një foto të Luanës në Instagram e quan atë “bebja ime”  duke na lenë kështu të kuptojmë se për të ajo mbetet gjithmonë e vogla e saj.

Luana vetë ka postuar një foto sot në Instagram ku falënderon të gjithë fansat dhe miqtë që e kanë uruar. “ Thank you for the hashtag #luana26thbday to all my loyal fans. E lumtur pafund nga gjithë surprizat e juaja “, shkruan ajo , teksa fjalinë e shoqëron me një foto të sajën në afërsi të bregdetit. Si gjithmonë Luana shfaqet e qeshur dhe më në formë se kurrë në prag edhe të dasmës që familja Vjollca po bëhet gati të pres.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al