6 Maj, 2022

Në ditëlindjen e saj, Adele shfaqet në rrjetet sociale pas dy muajsh me një mesazh të ndjerë: Nuk kam qenë kurrë më e lumtur


Adele ndau një foto mahnitëse, teksa feston ditëlindjen e saj të 34-të.

Këngëtarja e ‘Hello’ ndau postimin e saj të parë në Instagram pas pothuajse dy muaj heshtje për të festuar ditën e saj të lindjes , duke pozuar për një foto me fytyrë të freskët pa makeup teksa foli për ‘vitin e saj të shërimit’. E veshur me një fustan të personalizuar të Carolina Herrera dhe në një kopshët, Adele shkroi se nuk ka qenë kurrë më e lumtur.

Në statusin e saj britanikja reflektonte për vitin që i ndryshoi jetën, teksa në janar shtyu qëndrimin e saj në Las Vegas në minutën e fundit, për zemërimin e fansave. ‘Çfarë ndryshimi bën një vit! Nëse koha vazhdon të shërojë dhe të zbusë të gjitha rrudhat në jetën time, ashtu siç ikin vitet, atëherë mezi pres të bëhem 60 vjeë!’ ka shkruar ajo në mbishkrimin e saj.

 

Nuk kam qenë kurrë më e lumtur! Kaq shumë mësime, kaq shumë bekime për të cilat duhet të jem mirënjohëse. Ky është vitit i 34 dhe më pëlqen! Faleminderit për dashurinë që më jepni si gjithmonë’.

Këngëtarja u shfaq më pas me pizhame me vija me rrethin e saj të ngushtë të miqve.  Grupi dukej se po qëndronte së bashku në një apartament luksoz, ku shijuan kokteje dhe pishinën.

Këngëtarja e ‘Easy on Me’ është nënë e djalit nëntë-vjeçar Angelo Adkins nga martesa e saj shtatëvjeçare me Simon Konecki, nga i cili u divoruca vitin e kaluar. Adele gjithashtu përflitet se është fejuar me Rich Paul, teksa ka shprehur dëshirën e saj për të pasur një fëmijë me të vitin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al