28 Dhjetor, 2020

Në ditën kur u bë nënë për herë të parë, Rudina Dembacaj i uron kështu ditëlindjen dashurisë së saj më të madhe


Ditën e sotme, Rudina Dembacaj e ka nisur me publikimin e një albumi fotografik të dashurisë së saj më të madhe, Viktorias.

rudina dembacaj (11)

E vogla e shtëpisë feston 4-vjetorin e lindjes, prandaj, aktorja e humorit bëri këtë gjest të bukur.

rudina dembacaj (5)

4 vjeç. Dashuria ime më e madhe. Gjithçka e imja, gëzuar ditëlindjen!”, shkroi Dembacaj krah fotove të vogëlushes, e cila është shoqëruesja më e mirë e mamit në çdo moment.

rudina dembacaj (8)

Duke qenë shumë aktive në rrjete sociale, Rudina ka treguar nëpërmjet postimeve të shumta, se Viktoria është gjëja më e rëndësishme dhe më me vlerë që ajo ka në jetë, për të cilën do të bënte gjithçka.

rudina dembacaj (7)

Edhe pse tashmë është në një marrëdhënie me Mark Frrokun, aktorja ka treguar se me ish-bashkëshortin ruan raporte shumë të mira.

rudina dembacaj (4)

Vetëm disa ditë më parë, ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto me Viktorian dhe me Aleks Varfajn, duke treguar se për vajzën e tyre do të bëjnë çdo gjë.

rudina dembacaj

rudina dembacaj (12) rudina dembacaj (9) rudina dembacaj (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al