21 Maj, 2018

Në dukje natyrale, por ja shifra marramendëse që ka shpenzuar Meghan për grimin


E shumë përfolur ishte pamja e aktores amerikane Meghan Markle, e cila të shtunën u kurorëzua në martesë me Princ Harryn. Për mbarë mediat botërore, ajo u përfol si nusja më e thjeshtë dhe si tejet natyrale.

Por natyraliteti i saj duket se ka kushtuar goxha. Edhe pse në pamje të parë Meghan dukej sikur nuk ishte grimuar apo vënë make up, por thjeshtë kishte vendosur të vishte vellon me pamjen e saj ujë e sapun, kjo nuk është e vërtetë.

E vërteta është se vetëm grimimi dhe stilimi i flokëve të Meghan ka kushtuar mbi 18 mijë dollarë, pavarësisht se ajo ka preferuar që të ketë një grim të lehte dhe një stilim flokësh mjaft të thjeshtë.

Pas lidhjes në martesë me Princ Harry-n, aktorja mori titullin “Dukeshë e Susexit”, tani më ajo do të njihet nga të gjithë me këtë titull të dhënë nga vetë Mbretëresha e Anglisë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al