2 Gusht, 2020

“Në fillim isha skeptike për të qenë pjesë e klipit të Ledri Vulës e Capital T”- Rrëfehet moderatorja Xhesi Muçaj: Pas xhirimeve fitova dy shokë të ngushtë


Nga Klotilda Harka/ Nga “Mes yjesh”, Xhesi Muçajn do ta shohim në ekran si bashkëprezantuese e show-t më të ri në ekrane, që titullohet “Dy botë”.

Energjia e saj e veçantë tërhoqi vëmendjen e producentit të klipit “DMP”, duetit të Ledri Vulës dhe Capital T. Për momentet me ta gjatë xhirimeve, si i përshkruan ajo dy artistët, miqësinë me djalin e Kryeministrit, Greg Ramën, dhe show-n e ri, ajo i rrëfen në këtë intërvistë për “Panorama Plus”.

U shfaqe në skenat e kripit “DMP” të Ledri Vulës dhe Capital T. Kush ta bëri ftesën dhe si kalove me dy djemtë e famshëm gjatë xhirimeve?

Xhesi Muçaj: Ftesa më erdhi nga producenti i klipit, pasi kërkoi një imazh dhe jo një modele. Në fillim isha skeptike, por pasi dëgjova këngën dhe pashë plan-projektin e klipit, vendosa të pranoj. Jam kënaqur shumë gjatë xhirimeve. Kemi qeshur shumë, ishte si ditë pushimesh e jo xhirimesh. Kam shume respekt për dy artistet, me të cilët tani ndaj edhe miqësi shumë të mirë.

I njihje më parë?

Xhesi Muçaj: Nuk i njihja më parë. Por, tani jemi shumë miq, shkëmbejmë herë pas here mesazhe dhe komente suportuese.

Si do ta përshkruaje Ledrin apo Capital T pas kamerave, duke u nisur nga fotot e postuara, ku duket që keni kimi?

Xhesi Muçaj: Ledrin do ta përshkruaja si një djalë shumë pozitiv, shumë i qeshur dhe djalë që të jep oportunitet për konfidenca. Është tipik djali që mund ta quash shok të ngushtë. Për Trimin do të thoja që është djali i matur, i rezervuar deri në momentin që ndihet komod. Dhe pastaj njeh një djalë shumë të këndshëm e të qeshur. Shumë profesional.

Ndërkohë që ke mbyllur sezonin e “Mes yjesh”. Çfarë ndjesish të lanë intervistat me të famshëm dhe cilin do të veçoje më të rezervuarin dhe më të hapurin në përgjigje?

Xhesi Muçaj: “Mes yjesh” ishte një eksperiencë shumë sfiduese dhe e bukur. Një nga projektet më të bukura që kam bërë. Të gjitha intervistat dhe personazhet që kam pasur të ftuar, kanë pasur sukses. Më i rezervuari ndoshta do të thosha që ka qenë reperi i ri Mato Lale dhe më pak e rezervuara, moderatorja Lei Kraja, pasi është një personazh shumë i çiltër.

Po për “Letrat e mbrëmjes” që lexon në “Instagram”, ç’mund të thuash, cilën nga 50 hijet e tua tregon leximi i tyre?

Xhesi Muçaj: “Letrat e mbrëmjes” ishte një prej projekteve dhe ftesave me vlerësuese që kam marrë. Unë e dashuroj teatrin dhe të bëhesha pjesë me një copëz të tillë ishte një kënaqësi e madhe. Mendoj që letra që zgjodha të lexoja kishte shume hije të miat brenda.

Nga bionde i ke bërë flokët të kuqe këtë verë, pse kjo zgjedhje dhe si natyrë je modeste apo ekzibicioniste?

Xhesi Muçaj: Mua çdo verë më pëlqen të eksperimentoj me flokët, por për një periudhë të shkurtër. Unë jam natyrë shumë modeste. Në çfarëdo lloj këndvështrimi të më shikosh, vetëm këtë tipar do dallosh tek unë. Kjo vjen nga mënyra si jam rritur e si e kam jetuar jetën deri më sot.

Jeton në Durrës dhe vjen për punë në Tiranë, është një rutinë që të lodh apo të jep kënaqësi?

Xhesi Muçaj: Unë kam 6 vite që Durrës-Tiranë ëshë përditshmëria ime. Vij çdo ditë e iki çdo ditë. Është e lodhshme, por tani më është bërë rutinë. Është krejtësisht normale për mua.

Në botën e televizionit ndihesh në terrenin tënd apo ke një profesion tjetër që dëshiron ta bësh?

Xhesi Muçaj: Televizioni erdhi papritur tek unë, por është diçka që e kam dëshiruar gjithmonë. Është terreni im, por kjo s’do të thotë që do të zgjasë përgjithmonë. Unë jam një femër që nuk mjaftohem me një punë. Kështu që e ardhmja besoj se do të më sjellë gjëra të reja.

Të qenit në ekran çfarë përfitimesh apo pengesash mund të të sjellë për jetën?

Xhesi Muçaj: Të qenit në ekran ka përfitime pa fund. Gjëra që tashmë ju i shikoni edhe nëpër rrjetet sociale. Të qenit personazh publik të hap shumë dyer, por të mbyll dhe shumë të tjera për shkak të paragjykimeve që shpeshherë u bëhen vajzave të ekranit. Por që tek unë s’ka pasur ndikim.

U morën jo pak mediat me ty për miqësinë me djalin e Kryeministrit Edi Rama, Gregun. Si dhe ku jeni njohur, dhe sa të afërt jeni përtej asaj fotoje?

Xhesi Muçaj: Për këtë temë kemi folur edhe unë, edhe ai, kështu që mendoj se përgjigjet janë dhënë.

Ndërkohë, pas “Mes yjesh” do të të shohim në “Dy botë”. Ç’është ky projekt?

Xhesi Muçaj: “Dy botë” është projekti i ri që do të vijë së shpejti në primetime. Projekti është ideuar nga producenti italian Pietro Zaniboni dhe vjen në formatin e një gameshow me 12 konkurrentë, 2 prezantuese, Rudina Dembacaj dhe unë, dhe me dy vajza, Enki dhe Fero, që do të sjellin argëtime të ndryshme me konkurentët jashtë studios. Ky program premton shumë sukses. Do të mbeteni ulur çdo të shtunë para ekranit. 

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al