Nicola Peltz është e lumtur që Brooklyn Beckham ka bërë një ndryshim në karrierë.
Aktorja e ‘Bates Motel’, e cila u martua me djalin e madh të David dhe Victoria Beckham në prill, u shfaq në kopertinën e ‘Tatler’ ku mes të tjerash ka folur edhe për të shoqin. Ajo tha se përpara se burri i saj të gjente veten si kuzhinier, Brooklyn kishte patur “shumë presion për të kënaqur njerëzit me karrierën e tij dhe kjo gjë nuk i pëlqente.” Siç shpjegoi ajo në kopertinën e muajit gushtit: “Mund të them se kur Brooklyn është në kuzhinë, ai është në parajsë”.
Më tej, Nicola shton: “Që nga pandemia, gjithçka për të cilën ai donte të fliste është kuzhina, kështu që thjesht fillova ta filmoja një ditë,” -tha ajo për 23-vjeçarin, i cili merrej me modelim dhe fotografi përpara se të vinte me serialin e tij ‘Cookin’ With Brooklyn’ vitin e kaluar.
Siç vuri në dukje Nicola, Brooklyn ka filluar t’i kërkojë këshilla babait të saj, biznesmenit miliarder Nelson Peltz. “Unë e shikoj atë duke telefonuar babin tim dhe duke thënë: “Çfarë mendoni për këtë?” tha ajo. “Më pëlqen ta shoh atë të mësojë nga babai im.”
Dhe ndërsa ylli i “Transformers: Age of Extinction” tani ndihet si në qiellin e 7 me Brooklyn, të cilin ajo e përshkruan si “mikun e saj më të mirë”, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Sipas Nicola, ata “nuk shkuan mirë” pas takimit të parë kur u njohën përmes njërit prej vëllezërve të saj gati pesë vjet më parë.
“Ne thjesht nuk u morëm vesh,” kujton ajo. “Unë kisha një të dashur, ai kishte një të dashur”.
View this post on Instagram
Megjithatë, siç do ta donte fati, ata qëndruan në kontakt dhe u takuan sërish në një festë Halloween-it dy vjet e gjysmë më parë. “Nuk mund t’ju them se çfarë ndodhi,” -ngacmoi Nicola, “por që atëherë ne ishim të pandarë”.
Të dy u bënë një kur u martuan në një dasmë ekstravagante më 9 prill. Në dasmën—të mbajtur në pronën e familjes Peltz në Palm Beach—morën pjesë shumë yje, përfshirë Venus dhe Serena Williams, për të cilat Nicola tha se ishin të ftuara nga nëna e saj, modelja Claudia Heffner Peltz.
“Ishte kaq e rastësishme,” i tha Nicola Tatler duke qeshur. “Ajo u takua me Venusin dhe Serenën në një ngjarje bamirësie dhe më tha: “I kam ftuar nëse duan të vijnë”. Është kaq e pabesueshme – ato gra janë ikonat më të bukura dhe më të suksesshme ndonjëherë.”
Duke ndalur te ceremonia, Nicola e quajti atë “ditën më të bukur“. Ajo shtoi: “Unë thjesht vazhdova të mendoja: “Po martohem me mikun tim më të mirë”. Dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al