4 Janar, 2021

Në foton familjare të Dojna Memës në këtë fillim viti, nuk mund të mungonte Vlashent Sata


Një ditë para Vitit të Ri, Vlashent Sata konfirmoi lidhjen me Dojna Memën.

dojna mema vlashent sata (1)

Me një video-kolazh të momenteve të tyre më të bukura për 2020-ën, ai i tregoi botës se çifti janë bashkë dhe shumë të dashuruar.

dojna mema vlashent sata (5)

Dyshja e ka pritur bashkë ndërrimin e viteve dhe për më tepër nën shoqërinë e familjes së moderatores.

dojna mema vlashent sata (6)

Vetë moderatorja ka ndarë foto nga atmosfera e tyre e gëzueshme në Instagram, ku kanë pozuar të gjithë duke buzëqeshur si një familje tepër e lumtur.

dojna mema (1)

Ky vit erdhi ndryshe. Pa madhështi, pa pretendim, pa shumë zhurmë dhe iluzionin që 1 sekondë më shumë pas 12-ës do të bënte çudinë. Ndoshta prandaj ishte aq i dashur për mua!”- shkruante Dojna krahas postimit.

dojna mema vlashent sata (4)

Ndonëse kishin dhënë shumë gjurmë se janë në një lidhje, asnjëri prej tyre nuk e pranoi këtë gjë.

dojna mema (3)

Madje disa muaj më parë, kur pranoi publikisht se po jeton një romancë të bukur, Dojna tha se nuk është Vlashenti i dashuri i saj dhe se fotot e tyre në vende të njëjta janë thjesht rastësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al