Katie Grey, është shtruar në spital që nga mengjesi në një gjendje kritike pwr jetwn. Këngëtarja e madhe e muzikës popullore u dërgua me urgjencë në një klinikë private në qendër të Athinës pasi pësoi goditje në tru në orët e para të mëngjesit teksa ishte në shtëpi me gruan që kujdeset prej vitesh për të.
Katie, e cila e lumtur mbushi 100 vjeç tre muaj më parë, prej disa kohësh po përballet me një sërë problemesh shëndetësore, ndërsa vitet e fundit, siç ka rrëfyer mbesa e saj, Angeliki Iliadis, nuk ka mundur të njohë as familjarët e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i “Espresso-s,” miku i saj i ngushtë dhe biografi, Nikos Nikolizas, i cili duke folur në telefon në emisionin “Mëngjesi i Sousou” ka komunikuar qartë se këngëtarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë ku ka shtuar se ka humbur shqisat e saj.
“Në mëngjes më njoftuan se është në një klinikë në Athinë, e kanë marrë nipi Kostas dhe nusja e saj, është një situatë shumë e vështirë fatkeqësisht. Edhe unë si një person shumë i afërt me të do të kërkoj që të respektojmë historinë e saj”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al