Prezantuesi Hermes Nikaj, apo siç njihet ndryshe ‘Zogu i Tiranës’ ka folur rreth arrestimit të tij rreth dy vite më parë në një hotel, ku edhe u akuzua për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.
Në momentin e arrestimit, sipas policisë ai u gjet në një dhomë hoteli me një biznesmen nga Mamurrasi dhe një vajzë tjetër. Nikaj tregon këto detaje sot për momentet e arrestimit:
“Fakti që unë jam ndaluar nuk do të thotë që jam fajtor. Ne fakt lirshëmëria imë e jetesës u keqpërdor nga forcat e policisë duke vëzhguar një përgjim me idenë se unë isha duke kryer një vepër penale. Më pas erdhi arrestimi në ambientet e një hoteli, ku kemi qenë për të pirë diçka ne fakt dhe as vetë nuk e mora vesh se si u përfshiva në këtë histori.
Atë natë në fakt mua më merr një miku im në telefon. Kisha shumë kohë pa e takuar, duke qenë se ne jemi personazhe publik, preferoja shume të rrija në hotel jashtë syrit të njerëzve. Nuk është e thënë të bësh diçka, mund të rrish dhe për qejf. Në praninë e një miku dhe një vajze qe e njihja prej dy muajsh, dhe më arrestuan si nëpër filma dhe nuk e prisja diçka të tillë”, u shpreh Nikaj ne programin “EXPULS” në Ora News.
I pyetur për ditën e parë të burgut, Hermesi u shpreh:
“Fillimisht e kisha pak me frikë se ku do më çojnë. Nuk kisha parë kurrë një institucion vuajtje. E mora më frikë, por a e din qe njeriu përshtatet? Kur kam dalë të nesërmen atje, unë kam qenë me mbi një mijë burra. Ato të gjithë duartrokinsin, Zogu mos u mërzit se s’ke bo asgjë. Godina A dhe B. Të gjithë kërce këndon, kush jepte një kartë telefoni, kush fruta. Nuk është më burgu siç ka qenë”, u shpreh ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al