Blogerja Armina Mevlani ka treguar së fundmi se ekzistenca e dashurisë së fortë mes dy partnerëve, bën që të kapërcehen të gjitha vështirësitë e një lidhjeje me një person që ka pasur një martesë më para, si në rastin e Shkëlzen Berishës.
Mevlani, duke iu përgjigjur një ndjekëseje në Instagram, pranoi se jeta nuk është siç mund të tregohet një histori në përralla, ç’ka nënkupton që edhe ajo është hasur me vështirësi, por, e vuri theksin tek ajo që sipas saj ka më shumë rëndësi, dashuria e fortë!
Madje zbuloi dhe se marrëdhënia e saj me fëmijet nga martesa e parë e Shkëlzen Berishës, është shumë e mirë.
Armina është përgjigjur gjithashtu edhe për raportet që ajo ka me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke treguar se ajo që vlerëson më shumë është kultura dhe dija e tij.
A është e vështirë marrëdhënia me një partner i cili ka patur një martesë dhe fëmijë më parë?
“Në jetë asgjë nuk është si në përralla, rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Përsa kohë është ashtu këto nuk quhen me probleme, përkundrazi unë fëmijët e partnerit i dua shumë”.
Si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh?
I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij. shprehet Armina.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al