5 Shkurt, 2021

“Në këtë botë jemi vetëm një periudhë”- Angela Martini për homoseksualët: Nuk ka asgjë të keqe, është…


Një ndjekës në llogarinë e Angela Martinit në Instagram vendosi që t’i rrëfejë modeles sekretin e tij më të madh.

angela martini (4)

Gjatë një bisede virtuale që ajo zhvilloi mbrëmë, vendosi që tema të ishte në lidhje me sekretet.

Kështu, një ndjekës i shkruajti se është gay:

Jam gay! Je njeriu i parë që po i tregoj. Ndjenjë e çuditshme, por e parealizueshme në Shqipëri.

angela martini (3)

Ndërkohë, komenti i Angelas për këtë rrëfim ishte:

Nuk ka asgjë të keqe të jesh gay. Është diçka e bukur. Dashuria është dashuri e duhet të jesh krenar”.

angela martini (1)

Ndërkohë, një ndjekëse tjetër i drejtoi një pyetje: “Si të kemi vetëbesim si ti? A të kanë xhelozuar ndonjëherë?”

angela martini (5)

Duke dhënë një mesazh të bukur për të gjitha vajzat, Angela iu përgjigj kështu: “Njerëzit xhelozojnë çdo ditë, ato që të njohin dhe të tjerë që nuk të njohin. E vetmja konfidencë është që ti do veten tënde dhe je njeri i mirë. Në këtë botë jemi vetëm një periudhë, prandaj të realizojmë dëshirat tona”.

angela martini (3)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al