14 Nëntor, 2020

“Në krahët e tij ndihem si …”- Blerta Ligaj tregon sa xheloz është Erion Zeqiraj dhe planet për të krijuar familje


Blerta Ligaj dhe Erion Zeqiraj po shijojnë momentet më të bukura të dashurisë së tyre.

Çifti bënë publike lidhjen gjatë karantinës dhe pak muaj më pas, spikeri i njohur dhe ish-banori i BB i propozoi për martesë volejbollistes në Jug.

Në një intervistë për Panoramaplus, Blerta Ligaj rrëfeu detaje nga marrëdhënia e tyre.

Volejbollistja u shpreh se beson verbërisht tek partneri dhe “në krahët e tij ndihet si një foshnjë e sapolindur, që do gjithë përkushtimin e mundshëm”.

Blerta Ligaj rrëfeu se ajo dhe Erion Zeqiraj do të kenë një familje të madhe, por fëmijët e tyre nuk do i detyrojnë të bëhen volejbollistë.

Ajo tha se fëmijët do e zgjedhin vetë profesionin e tyre dhe ëndrrat që duan të ndjekin.

Ndërsa pyetjes sa xheloz është Erion Zeqiraj, Ligaj iu  përgjigj: “Është si kamerat e fshehta që survejojnë ambientin!”

Erioni e ka shprehur hapur se është tërhequr nga sytë e tu. Po ështe aq xheloz sa të të kontrollojë deri te lëvizjet, se ku i hedh sytë në një ambient me persona të tjerë?

Erioni është si kamerat e fshehta që survejojnë ambientin!

Kujtojmë që propozimin ta bëri në Jug, një propozim si në filmat romancë. Është e vështirë të thuash “po” në këto kohë dinamike, kur njerëzit janë të paqëndrueshëm dhe tundohen vazhdimisht?

Është shumë e vërtetë që njerëzit tundohen vazhdimisht dhe unë i kam thënë “po” njeriut që më tundoi.

Dhe çfarë e bën Erionin të jetë i zgjedhuri yt, ç’vlerëson apo dashuron tek ai?

Erioni më mbush zemrën me dashuri në çdo moment! Ai më ka bërë ta besoj verbërisht! Në krahët e tij ndihem një foshnjë e sapolindur, që do gjithë përkushtimin e mundshëm.

Meqë përmende “foshnjën”, bëni plane për martesë e fëmijë dhe a do të jetë familja juaj me anëtarë volejbollistë?

Që do të kemi një familje më të madhe se dy vetë kjo është e sigurt. Për të zgjedhur sportin ose artin do ta lëmë në dëshirën dhe pasionin e tyre. Nuk besoj që do të jemi prindër që do t’i detyrojmë fëmijët të realizojnë pasionet tona që s’i kemi arritur dot, dhe jo pasionet e tyre. Fëmijët e mi do të bëhen çfarë t’u dojë qejfi! (Qesh)

/Intervistën e plotë e gjeni tek suplementi Panoramaplus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al