6 Prill, 2022

Në muaj pasi konfirmuan romancën, aktori i ‘’The Spider-Man: No Way Home’’ i jep fund lidhjes me modelen


Aktori i njohur i ‘’The Spider-Man: No Way Home’’ Andrew Garfield dhe modelja Alyssa Miller i kanë dhënë fund romancës së tyre vetëm një muaj pasi ajo u bë publike.

Një burim i afërt me dyshen konfirmoi për E! lajmin se modelja e “Sports Illustrated” dhe aktori në fakt i kanë dhanë fund lidhjes së tyre pak kohë më parë.

Megjithatë, burimi shtoi se “gjërat mes tyre mbeten miqësore”.

Në një postim në Instagram më 4 Prill, Alyssa duket se nisi zërat e ndarjes me Andrew, duke bërë të qartë se ende ruan marrëdhënie të mira miqësore me të.

“Nëse duhet të bëni thashetheme, të paktën përdorni një foto të lezetshme. Lol, të dua.” shkroi Alyssa një foto të tyre.

Fotografia e hedhur nga Alyssa duket se është një selfie e bërë në të njëjtën ditë me Çmimet e Screen Actors Guild 2022 , ku të dyshja bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift më 27 shkurt.

Para se ata të kalonin në tapetin e kuq, kishin ndezur thashethemet për romancë duke ecur në rrugët e NYC, ku u panë dorë për dore në qytet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al