Rita Ora ka ngritur dyshimet për një romancë të re me regjisorin Taika Waititi me postimet në rrjete sociale.
Këngëtarja publikoi një foto me 45-vjeçarin, në të cilën shihej se ai e kishte përqafuar, shkruan “Daily Mail”.
Taika mbante në kokë një kapele, duke fshehur kështu pjesërisht identitetin e tij, ndërsa 30-vjeçarja shkroi krahas fotos: “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ata që dua…”, shoqëruar me emojin e një zemre të kuqe.
Çifti i përfolur u fotografuan teksa dilnin nga një avion privat me Chris Hemsworth, gruan e tij dhe Matt Damon, në Sidnei pas një udhëtimi në Gold Coast.
Dyshja po kalon shumë kohë me njëri-tjetrin, sepse po xhirojnë filmin “Thor Love” dhe “Thunder”.
Rita u nda nga ish i dashuri Romain Gavras në fillim të këtij viti.
Ndërsa Taika u nda nga ish-bashkëshortja e tij në vitin 2018 pas shtatë viteve martesë. Ata kanë dy vajza, njëra pesë dhe tjetra tetë vjeç.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al