29 Korrik, 2022

Në një lidhje sekrete prej disa muajsh, Bradley Cooper dhe Huma Abedin kapen në momente intime


Bradley Cooper dhe Huma Abedin kanë të paktën një gjë të përbashkët: të dy janë njerëz mëngjesi, çka do të thotë se e nisin ditën shumë herët.

‘Page Six’ shkruan se ata janë parë në ‘Goldberg’s Famous Bagels’ në Hamptons të dielën në orën 6 të mëngjesit. “Ajo po e prekte atë, ata u puthën disa herë. Ajo ishte shumë e dashur.”-ka treguar burimi për median në fjalë.

Ndërkohë, një përfaqësues i Cooper ka thënë: “Ata janë miq të mirë – kjo nuk është e vërtetë.” Page Six raportoi në fillim të këtij muaji se çifti po takohen dhe se ata u prezantuan nga redaktorja e ‘Vogue’ Anna Wintour, e cila është e afërt me të dy.

“Ata janë të përsosur për njëri-tjetrin”, tha një burim për Page Six në atë kohë. “Ata kanë të dy pushtet dhe merren me politikë dhe çështje njerëzore.”

Një burim i tha gjithashtu ‘Page Six’ se ata arritën së bashku në ‘Met Gala’ në maj, por u ndanë për të ecur vetëm në tapetin e kuq. Cooper mund të shihet në sfondin e fotove të Huma duke pozuar me një fustan të verdhë.

Huma, e cila ka qenë këshilltare dhe ndihmëse e Hillary Clinton për 25 vjet, ishte martuar më parë me Anthony Weiner, ish-kongresmenin i cili në vitin 2017 u deklarua fajtor për abuzim seksual me një të mitur. Ajo ka një djali, 10 vjeç, me kongresmenin.

Nga ana tjetër, Bradley ka një vajzë të quajtur Lea De Seine, pesë vjeç, me ish-partneren Irina Shayk. Për romancën e tyre burimet thonë: “Ata të dy janë njerëz seriozë të përkushtuar ndaj punës së tyre dhe duan të bëjnë gjënë e duhur. Huma është e zgjuar dhe e drejtë. Ata bëjnë një çift interesant.” Thuhet se Bradley dhe Huma duan të mbajnë marrëdhënie të mira me ish-partnerët e tyre për shkak të fëmijëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al