21 Shtator, 2017

Në një vit humba 35 kg, ja vuajtjet që heq Arjan Çani për të qenë në formë


 

Gazetari Arjan Çani ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan.

 

Gjatë emisionit ai rrëfeu ‘sekretin e tij’ se si humbi 35 kilogramë për një vit dhe dietën që ka ndjekur.

Megjithatë ai nuk duket edhe shumë i lumtur nga ky fakt, pasi sikundër thotë darkën nuk e konsumon në më të shumtën e rasteve dhe kjo sigurisht është një vuajtje e madhe për të.

“Mu desh një vit për të hequr 35 kile. Gjeta ushqimin tim të preferuar që s’ka as karbohidrate as yndyrna, nuk ha absolutisht fruta deti, ha rizoto pa karbohidrate, mish pule, perime dhe nudëllsa orizi që është një ushqim që s’ka as kalori, asgjë.

 

Unë ha nudëllsa çdo drekë, në mëngjes ha gjëra të vogla ose thuajse fare dhe darkë nuk ha. Jam duke kaluar një vuajtje të madhe, duhet të ma qani hallin”, tha Çani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al