10 Shtator, 2024

Në plazh me Ledri Vulën, kush është vajza e re e cila ‘u akuzua’ nga ndjekësit se i mori burrin Sara Hoxhës


Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën po bën xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparazzi.

Të gjithë pyesin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila aludohet ti ketë ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”.  Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’

Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj këtë aspekt të imazhit vajzës në fjalë.

Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë.

Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Si fillim, Fjolla Beka, sipërmarrësja e njohur që kujdeset për imazhin e VIP-ave, është mike e afërt e saj por njëkohësisht edhe e Sara Hoxhës.

Në fotot e kësaj të fundit, shfaqeshin herë pas here komente të Rinës por prej kohësh nuk shohim më asgjë. Jo vetëm kaq, por vajzat nuk ndiqen më as në rrjete sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al