18 Dhjetor, 2017

Në pritje të Festivalit të RTSH, Krasta surprizon me ‘’pamjen e re’’


Prezentatori Adi Krasta do të kthehet në skenën e pallatit të Kongreseve në moderimin e tri netëve të Festivalit të këngës në RTSH pas një mungese të gjatë. Ashtu sikundër është paralajmëruar edhe më herët mbrëmjet do të shoqërohen nga surpriza të shumta, ku njëra prej tyre është edhe përshëndetja ekskluzive në skenë e italianit Riccardo Cocciante. Festivali do të zhvillohet përkatësisht në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor ndaj edhe numërimi për stafin organizativ ka nisur mbrapsht.

Në një postim të para pak minutave në faqen e tij në Facebook ndërsa publikon një fotografi me regjisorin Pali Kuke, Krasta shkruan: ‘’Në Pallatin e Kongreseve me regjisorin e dashur Pali Kuke për t’i dhënë formën përfundimtare një shfaqjeje sa komplekse aq edhe të bukur.’’ Duket se për këtë festival po punohet fort dhe këtë gjë e tregon edhe pamja e Adit , i cili shfaqet me mjekër në prova. Epo na bëri përshtypje, nuk e kishim parë asnjëherë kështu moderatorin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al