17 Shtator, 2024

Në proçes ndarje me njëri-tjerin, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck drekojnë së bashku me fëmijët e tyre


Jennifer Lopez po përpiqet që divorci i saj nga Ben Affleck të mos prekë fëmijët e tyre. Ylli latin dhe aktori u takuan pak ditë më parë në Los Angeles me fëmijët e tyre, për të kaluar kohë së bashku.

Një burim tregon për “People” se ky takim ka qenë kryesisht për hir të fëmijëve, të cilët kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

“Ata dolën të gjithë së bashku për një drekë, argëtuese në mënyrë që edhe fëmijët të argëtoheshin. Megjithatë, ata po ecin përpara me divorcin si zakonisht,” shtoi burimi.

Më pas ai shpjegoi se nga ana financiare, ata po i përpunojnë detajet përfundimtare në mënyrë miqësore, pasi nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje paramartesore për mbrojtjen e pasurive të tyre.

I njëjti burim tha për ndarjen e tyre: “Një divorc nuk është kurrë i lehtë, por Jennifer nuk dëshiron të jetë egoiste. Fëmijët e tyre gjithmonë kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin dhe argëtohen shumë së bashku. E bën atë të lumtur kur sheh fëmijët të lumtur. Lumturia e tyre është prioriteti i saj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al