Gjatë gjithë javës, aktorët kanë tubuar në aktivitete të ndryshme ku shprehen kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në përgjithësi, pjesëmarrja ka qenë mjaft masive. Figura të njohura të skenës i shihje duke luajtur një rol që ua caktoi historia, rrethanat, ata janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Njëri prej tyre ishte edhe aktori Ervin Bejleri. Ai u bë shumë i njohur në skenën e “Portokalli” pasi luante së bashku me Ervis Pupën. Më pas, Ervini u shkëput nga show i humorit, por ka qenë mjaft aktiv në skenën e Teatrit.
Edhe bashkëshortja e Ervinit është gjithashtu aktore dhe ata janë parë si çift vazhdimisht në aktivitetet kundër shembjes së Teatrit. Pak ditë më parë, paparazzi ynë fotografoi Ervinin, i cili nga ana e tij po fotografonte çdo gjë që ndodhte në protestat e aktorëve. Me siguri, fotografia mund të jetë një tjetër pasion i tij, përveç aktrimit.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al