7 Prill, 2022

Në pushime së bashku/ Rita Ora dhe Kate Moss rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëve me fotot e fundit


Kate Moss është shfaqur plot stil në Utah gjatë udhëtimit të saj me Rita Orën.

Rita publikoi dje në Instagram disa foto nga pushimet e tyre ku pozonin me bikini duke ndezur rrjetet sociale. Bashkë me to janë edhe motra e Ritës, Elena dhe i dashuri i Kate, Nikolai von Bismarck.

Ditën e sotme ato e kanë kaluar duke bërë ngjitje në mal. Mbretëresha e pasarelave Kate zgjodhi një pamje tipike por shumë elegante, duke veshur një kanotierë leopard dhe një palë pantallona të shkurtra. 48 vjeçarja shihet duke pozuar me dorën në bel teksa mban syze dhe kapele. Çizmet dhe çorapet lejla kompletuan look-un e saj. I dashuri i Kate ka pozuar pranë saj me një këmishë gri dhe pantallona të shkurtra adidas.

Rita dhe motra e saj ndërkohë zgjodhën veshje më tradicionale për alpinizëm, streçe dhe kanotierë.

Gjatë udhëtimit ata po ashtu kanë bërë edhe shëtitje me varkë. Këngëtarja me origjinë  shqiptare pozoi prej andej me bikini teksa nxirrte në pah tatuazhet e saj. “Erdhëm, pamë, fituam. Vërtet magjike. Faleminderit për këto kujtime. Ju dua!”- shkroi Rita krah fotove.

Udhëtimi i Kate në shtetin malor vjen pasi ajo kohët e fundit shiti rezidencën e saj në Highgate, Londër. Kate tani thuhet se po jeton në shtëpinë e saj në Cotswolds me Kontin Nikolai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al