6 Prill, 2022

Në shfaqjen e fundit, Chris Rock refuzon të flasë për incidentin me Will Smith


Chris Rock ka performuar së fundmi në Comedy Cellar të martën mbrëma, por e nisi duke i thënë audiencës se nuk do të fliste për shuplakën që Will Smith i tha gjatë mbrëmjes së “Oscars” .

“Kam pasur një shfaqje të tërë para kësaj fundjave,” tha ai për incidentin. “Unë jam ende duke përpunuar atë që ndodhi .”

Ylli i “Down to Earth” u tha të pranishmëve se do të filiste për incidentin në një moment tjetër, “por tani do të tregonte disa shaka”.

Rikujtojmë se incidenti mes Will Smith dhe Chris Rock në Oscar është kthyer në një ‘benefit’ për këtë të fundit.  Kjo për faktin se shitjet e biletave për shfaqjet komedike të Chris Rock thuhet se janë rritur që nga mbrëmja e së dielës.

Gjirhashtu Rock do të performojë disa shfaqje në zonën e Nju Jorkut me komedianin Kevin Hart këtë verë, dhe më pas do të përfundojë me turneun e tij “Ego Death World Tour” që do ta çojë atë në Australi dhe Zelandën e Re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al