Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi u njohën dhe u lidhën në “Big Brother VIP”, ndërsa çifti vazhduan romancën e tyre pas daljes nga shtëpia.
E teksa fansat janë shumë kuriozë për të ditur nëse çifti do të jetojnë në Itali, shteti ku ndodhet familja e Heidit, apo në Shqipëri tek prindërit e Romeos.
Ditën e sotme gjatë një interviste në “Wake Up”, Heidi ka folur më shumë për marrëdhënien e saj me Romeon pas daljes nga shtëpia.
“Kur të shkosh në Itali do shkosh vetëm apo me burrin?”, e pyeti gazetarja, ndërsa ish-banorja tha që do ta marrë Romeon në Itali.
“Do marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… E imagjinon dot?”- u shpreh ish-banorja.
Përsa i përket familjarëve të saj, Heidi tha se ata janë shumë të lumtur kur e shikojnë atë të lumtur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al