10 Mars, 2022

Në vijën e parë të luftës! Ja si Presidenti i Ukrainës dhe kryetari i bashkisë së Kievit u shnderruan ne personazhe madhështorë


Teksa Ukraina po përballet me një Rusi mjaft të egër, e cila brutalisht ka shkaktuar shumë viktima në njerëz veçc dëmeve materiale, presidenti ukrainas Zelensky duket se nuk po e lë në hije vendin e tij.

Ai së bashku me ushtinë e vendit ka dalë në territor duke i bërë ballë ushtrisë ruse me një qëndrim dinjitoz duke shkaktuar edhe jehonë në mediat rozë.

Por kush është Zelensky?

Volodymyr Oleksandrovych Zelensky lindi në vitin 1978 nga prindër hebrenj në Ukrainën jugore.Ai ka studiuar në universitetin e ekonomisë së Kievit, dhe është diplomuar në vitin 2000 me një diplomë juridike.

Më pas, ai vendosi që të hapë dyer të reja në karrierën e tij, ku filloi t’i fokusohej shumë botës së aktrimit.Ai ka luajtur në zhanerin e komedisë, e quajtur “8 takimet e para’. Ai ishte gjithashtu zëri i ariut ‘Paddington’ në versionin ukrainas të filmave.

Në vitin 2003, Zelensky themeloi një studio televizive, duke shërbyer si drejtor kreativ deri në vitin 2011. Nën mbikëqyrjen e tij, studioja u bë një nga më të suksesshmet në vend.

Më vonë ai u shfaq si konkurrent në “Dancing with the Stars” ku në fund e ka fituar këtë kompeticion.Më pas, e gjithë jeta e tij merr një tjetër kthesë, pasi në vitin 2019 ai vendos të kandidojë për ‘President të Ukrainës’ ku fama e tij mjaftoi për të mbledhur rreth 73 % të votave.

 

Ekspozimi i parë real që amerikanët kishin ndaj Zelensky ishte gjatë shkarkimit të parë të Donald Trump, kur Trump u përpoq t’i bënte presion atij që të hetonte Hunter Biden në këmbim të marrjes së ndihmës, diçka që ai refuzoi ta bënte.

Zelensky është bërë një Winston Churchill i ditëve moderne, kur e shohim në vendosshmërinë për të shpëtuar vendin e tij.

Vital Klitscho, Kryetari i Bashkisë së Kievit.

Vital Klitscho dhe vëllai i tij Wladimir kanë qenë dy amatorë në boks, ku Vital ka fituar edhe një medalje të artë.

Vitali u diplomua në Institutin Pedagogjik në Ukrainë në 1996 dhe kreu punë pasuniversitare në Universitetin e Kievit. Ai përfundoi me një doktoraturë në Shkenca Sportive. Vitali dhe Wladimiri  të dy u bënë boksierë profesionistë në vitin 1996 dhe të dy shkëlqyen.

Vitali luajti një rol të madh në “Revolucionin Portokalli të Ukrainës” në vitin 2004 dhe kandidoi dy herë për kryetar bashkie të Kievit — të dyja herë pa sukses.Megjithatë, ai sërish kandidoi disa vite më vonë, pra në 2014 dhe i fitoi zgjedhjet dhe mbetet kryetar bashkie edhe ditën e sotme.

Tashmë ai është një zyrtar i njohur i qytetit, ku së bashku me presidentin e vendit janë në një hap të dy janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre dhe të luftojnë për Ukrainën. Të dy kanë marrë vlerësime ndërkombëtare, duke dëshmuar se politika nuk është vetëm për politikanët profesionistë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al