2 Shkurt, 2024

“Negative, s’të vjen turp”- Graciano kërcen para Egla Cenos me të brendshme, “shpërthen” keq aktorja: Hera e fundit që guxon


Aktorja Egla Ceno është përplasur ashpër me Graciano Tagani në Big Brother Vip pasi ka parë balerinin me të brendshme në dhomën e gjumit.

Egla Ceno i ka kërkuar që të vishej dhe të mos qëndronte me boksera në shtëpi, gjë për të cilën ka debatuar edhe me aktorin Jul Deda.

Por balerini i ka kërkuar që të mbulohej derisa ai të vishej, gjë që aktorja e ka refuzuar duke shkaktuar përplasje me Gracianon, i cili nisi t’i kërcente para syve me të brendshme.

Pjesë nga debati:

Egla: Vish ndonjë bluze, a ndonjë gjë. Hë bir

Graciano: Ti shtrihu pak sa të vishem unë, mbulohu

Egla: Jo

Graciano: Realisht sa të vishem

Egla: S’do mbuloj kokën unë që të rrish ti ashtu

Graciano: Sa të vishem, sdo i fus spinin

Egla: T’i fusësh dhe të mos dalësh më ashtu

Graciano: S’më vendos rregullat ti mua

Egla: Janë rregullat bazë, të sjelljes

Graciano: Rregullat e sjelljes t’i dije ti pak më mirë për veten tënde

Egla: Tek shtëpia e mamit

Graciano: Hera e parë dhe e fundit, shko futi joga se të ka dalë efekti. Hera e parë dhe e fundit qe guxon të përmendësh. Negative. S’të vjen turp

Egla: O sa gjynah

Graciano: Egla ka ardhur ora e jogës

Egla: Ik ore, mos më fol fare atë bëj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al