7 Qershor, 2022

Nëna e Lori Harvey thumbon Michael B.Jordan pas ndarjes së tij nga e bija?


Duket se Marjorie Harvey, nëna e Lori Harvey-t, po mbështet të bijën totalisht pas ndarjes së saj nga Michael B.Jordan.

Fashionistja 57-vjeçare, e cila është e martuar me Steve Harvey, ndau një video që u mor si mesazh i koduar nga aktorja Jennifer Lewis në Instagram, dy ditë pasi u shfaq lajmi se vajza e saj Lori ishte ndarë nga Michael pas më shumë se një viti lidhje. “Ti ulesh mbi m*t shumë gjatë dhe ndalon së ndjeri erën,” thotë Jennifer në videon gjashtë sekondashe. “Pra, dilni nga atje.”

Ndonëse nuk dihet se kujt po i referohej, fansat kanë niosur të aludojnë se është kunjë ish-të dashurit të vajzës. ‘People’ fillimisht raportoi lajmin e ndarjes më 4 qershor dhe citoi një burim të afërt me çiftin të thoshte se “Michael dhe Lori janë të dy plotësisht të thyer në zemër” dhe “ende e duan njëri-tjetrin“.

Megjithatë, zemërthyerja nuk e pengoi aktorin e ‘Creed’ të dilte në publik. Të nesërmen, ai u pa me reperin Cordae në një ndeshje të NBA në San Francisko. Një dëshmitar okular i tha E!News se:“MBJ shkoi menjëherë në vendin e tij pas mbërritjes. Ai nuk ishte shumë i gëzuar. Ai nuk ishte Michael i zakonshme sonte.” Edhe pse Lori fshiu të gjitha gjurmët e Michael nga rrjetet e saj sociale, ajo dukej e pashqetësuar teksa ndau selfie të reja seksi në Instagram më 6 qershor.

Babai i saj, prezantuesi i njohur, Steve Harvey, gjithashtu tregoi mbështetje për vajzën e tij duke shpërndarë një meme në llogarinë e tij në Twitter: “Ndonjëherë ne duhet të falënderojmë Zotin për atë që nuk ndodhi”.

Prezantuesi i ‘Feud Family’ konfirmoi gjithashtu ndarjen e Lorit me aktorin e ‘Black Panther’ në emisionin e tij të mëngjesit në radio më 6 qershor, duke thënë se ai ishte “skuadra Lori 1000 për qind.” Steve vazhdoi të thoshte se ndarja e tyre ka qenë miqësore. “Shiko, për sa kohë që të gjithë mund të largohen në paqe, jini miq… Unë nuk kam dëgjuar që askush të thotë se nuk ka thyer asnjë dritare ose asgjë,” tha ai në ‘The Steve Harvey Morning Show’. “Për sa kohë që ti nuk vë dorë mbi vajzën time, unë nuk kam asnjë problem me atë që bën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al