13 Shtator, 2017

Nëna, ja cilat janë vendet më të mira në botë për të rritur fëmijët tuaj


Që nga ndërrimi i pelenave e deri tek fshirja e lotëve për të paguar faturat e majme, të risësh një fëmijë nuk është e lehtë. Dhe duket se kjo sfidë është më e vështirë nëse jeton në Shtetet e Bashkuara.

SHBA është cilësuar si vendi më i keq për të qenë prind, sipas një raporti të ‘Expert Market’, i cili tregon se vendi më i fuqishëm në botë është gjithashtu dhe vendi më i keq për të rritur një familje, i ndjekur pas nga Meksika, Kosta Rika dhe Kanadaja.

Expert Market ka publikuar dy lista, 10 vendet më të mira për të qenë prind dhe 10 më të këqijat, për balancën punë-jetë për të rritur familje dhe për të qenë prind. Dhe më të mirat janë vendet skandinave, Finlanda dhe Estonia të ndjekura pas nga Austria.

 

37 vendet që u zgjodhën për këtë raport ishin ato me performancë të dobët të balancës pune-jetë, i cili bazohej në pushime të paguara, mungesën e lejes së lindjes dhe mundësisë së pushimit dhe për baballarët.

Epo, tani besoj se e kuptuat ju që po planifikoni të bëheni nëna të reja, nëse keni ndonjë planë për të lëvizur, ky është momenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al