16 Nëntor, 2017

Nëna lidh dhe hedh në shkallë të birin e mitur, arsyeja do t’ju trondisë


Disa pamje të shpërndara në internet kanë tronditur opinionin publik pasi një nënë ka fotografuar sesi e ka torturua të birin 11-vjeçar për t’i dërguar një mesazh ish-bashkëshortit të saj.  Ajo e ka lidhur të djalin dhe më pas e ka hedhur në shkallë duke e lënë në agoni dhe të traumatizuar.

Më pas ajo e ka fotografuar dhe pamjet ia ka nisur babait të tij duke i kërkuar që t’i japë pensionin që i detyrohet pasi kishte disa muaj që nuk ua kishte kaluar.

I ati pasi ka marrë foto është tmerruar dhe menjëherë ka lajmëruar prindërit e tij, të cilët për 20 minuta kanë shkuar në shtëpinë e ish-nuses dhe i kanë dhënë pensionin e djalit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një provincë të Kinës, e më pas është shpërndarë në të gjitha mediat e huaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al