Banores së Big Brother Vip Kosova, Ana Ejupit i është kërkuar të lërë shtëpinë pasi kjo kërkesë ka ardhur nga familjarët.
Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së saj, e cila nuk e sheh dot Anën brenda atij ‘reality-show’, dhe për këtë banorja vendimin duhej ta merrte menjëherë.
Mirëpo Ana refuzoi të dalë nga shtëpia duke i kërkuar produksionit se nëse gjendja shëndetësore e nënës së saj përkeqësohet ata ta inforomojnë.
“Unë do të doja ta vazhdoja lojën time këtu brenda, por dua të më informoni për gjendjen shëndetësore të nënës time,” u shpreh Ana.
Më pas ajo mori një telefonatë nga motra e saj ku në njëfarë mënyre ajo i komunikoi se familjarët nuk ishin dakord për raportin e Anës me Kevin.
“Ne të duam me zemër, që ti me vazhdu lojën, me tregu çfarë vajze je me na bërë krenarë të gjithëve. Nuk ke nevojë për ndihmën e askujt”, ka thënë ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al