Angelina Jolie ka dhënë një intervistë ku ka folur për mëmësinë dhe fëmijët e saj.
Kur u pyet nëse “ka ndonjë gjë në jetën e saj që krahasohet me dashurinë e Maria Callas për të kënduar”, Jolie u përgjigj: “Mënësia” teksa shtoi se: “Fëmijët e mi janë lumturia ime. Ju mund të merrni gjithçka tjetër nga unë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi.”
Jolie ka gjashtë fëmijë nga martesa e saj me Brad Pitt, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne.
Madje ajo ka shpjeguar se asnjë nga fëmijët e saj nuk dëshiron të jetë publik, pasi kanë jetuar kaq shumë vite me famën e prindërve.
“Ata preferojnë privatësinë e tyre, veçanërisht Shiloh është më e “mbyllura” , shpjegoi ajo, ndërsa theksoi se: “Ata nuk kanë lindur me privatësi. Kështu që unë shpresoj se ata mund ta kenë tani atë .”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al